Ish-kandidati për kryetar bashkie në Mat, Eduart Brahilika, ka denoncuar publikisht gjendjen problematike të një segmenti të Unazës së Burrelit, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë e qytetarëve.
Ky segment i rrugës ka pësuar krisje të dukshme dhe të rrezikshme në asfalt, të cilat paraqesin rrezik për qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve.
Ai e ka bërë denoncimin përmes një postimi në rrjetet sociale, të shoqëruar me një video ku duken qartë dëmtimet në sipërfaqen e rrugës.
“Punët e mira vazhdojnë në Mat. Këtu ka nevojë për hetim kryesisht”, shprehet Brahilika në reagimin e tij, duke kërkuar vëmendjen e institucioneve përgjegjëse.
