Në fasadën e vetvetes shpesh nuk jemi të sigurt çfarë duam. Si shoqëri, jemi në një udhëkryq mes dëshirës për ndryshim dhe frikës nga e panjohura.
Prej vitesh kemi folur për politikë të re, për njerëz të ndershëm, për përfaqësim qytetar, por sapo dikush del jashtë rregullave të lojës së vjetër, e shohim me dyshim.

Na tremb thjeshtësia e sinqertë, sepse jemi mësuar që çdo fytyrë publike të ketë një qëllim të fshehtë.
Na shqetëson kur dikush flet ndryshe, sepse kemi harruar si tingëllon zëri i vërtetë.
Shpesh, në vend që të shohim mundësinë e re, shohim vetëm pasqyrën e mosbesimit që kemi ndërtuar vetë.
Kjo është arsyeja pse shumë herë nuk dimë as çfarë duam ,sepse brenda nesh luftojnë dy forca:
- Dëshira për të parë një Shqipëri më të ndershme
- 2. Skepticizmi që na thotë se kjo është e pamundur.
Por ndryshimi nuk vjen nga të përsosur, vjen nga ata që guxojnë të jenë ndryshe.
Në këtë kuptim, Florian Binaj nuk është thjesht një kandidat. Ai është një pasqyrë e asaj që kemi kërkuar prej kohësh: një qytetar që nuk e ka ndërtuar identitetin mbi pushtetin, por mbi punën, kulturën dhe ndërgjegjen.
Një njeri që nuk vjen për të sunduar, por për të dëshmuar se politika mund të ketë fytyrën e njeriut të zakonshëm.
Të zgjedhësh Florin do të thotë të zgjedhësh besimin tek vetja, tek ideja se një vend ndryshon kur qytetarët marrin guximin të dërgojnë në institucionet publike njerëz që janë si ata: të sinqertë, të lodhur nga hipokrizia, por ende të gatshëm për të bërë diçka.
Pranimi i kandidaturës së tij është një test i pjekurisë sonë kolektive. Një provë nëse jemi gati të pranojmë që ndryshimi fillon nga brenda nesh, jo nga sipër.
Të pranosh Florianin do të thotë të pranosh vetveten, të pranosh mundësinë që qytetari, jo partia, të jetë themeli i përfaqësimit publik.
Për herë të parë, kemi në dorë të lëmë mënjanë egoizmin shoqëror e individual, për t’u bashkuar rreth një qëllimi të përbashkët : Frymëmarrja e Tiranës.
Pas gjithë këtyre viteve stanjacioni, ku politika u kthye në monolog dhe qyteti në spektakël, është koha të kthejmë kuptimin e fjalës “bashkë”.
Jo më si parullë, por si frymë.
