Një gjeneral rus në pension ka kritikuar ministrinë e mbrojtjes të vendit për furnizimin e trupave pjesëmarrëse në luftën në Ukrainë me uniforma të cilësisë së dobët.

Vërejtjet u bënë nga zëvendëskryetari i Komitetit të Mbrojtjes të Dumës së Shtetit Rus, Vladimir Shamanov, një ish-komandant i përgjithshëm i trupave ajrore ruse, në një fjalim në dhomën e ulët të parlamentit, shkruan Newsweek.

Kritikat publike ndaj ushtrisë së presidentit Vladimir Putin janë të rralla, duke pasur parasysh se parlamenti rus miratoi legjislacionin në mars të vitit 2022 që vendosi dënime me burg deri në 15 vjet për përhapjen e qëllimshme të lajmeve “të rreme” për ushtrinë e vendit.

Kremlini e ka përdorur ligjin për të goditur ata që shmangen nga narrativa e Putinit për luftën, madje ka akuzuar dhe burgosur ushtarakët e vet për “diskreditim” të forcave të armatosura të vendit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: