PERMET – Shtatë muaj pasi ka lënë detyrën e kryebashkiakut të Përmetit, Gilberto Jace është marrë si i pandehur nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Përmet.
Ish-kryebashkiaku socialist akuzohet për shpërdorim detyre. Sipas akuzës së prokurorisë, Jaçe ka abuzuar me trojet publike ne qytetin e Përmetit, buzë lumit Vjosa.
Gilberto Jace ishte kandidat i socialistëve për një tjetër mandat, në zgjedhjet vendore të qershorit 2015, por nuk mundi të konfirmohej sërish në krye të kësaj Bashkie.
Rikandidimi i Gilberto Jaces nga kryeministri Rama shkaktoi edhe pakënaqësi ndaj deputetit të Përmetit Vladimir Kosta, i cili nuk ishte dakord për këtë nominim, pasi ai e kishte denoncuar Jacen për shpërdorim të fondeve publike pranë Kontrollit të Lartë të Shtetit.
(er.nu/BalkanWeb)
