Deri para pak kohësh ishte pronë e sekuestruar e një zyrtari të lartë shtetëror, tashmë është kthyer në një qendër për sipërmarrjen sociale.

Një apartament mbi 60 metra katrorë, me një pamje të mrekullueshme nga plazhi i Durrësit është selia e re e qendrës “Art & Aktizivëm”, ku artistët e rinj kanë në dispozicion një hapësirë dinamike për të zhvilluar krijimtarinë artistike dhe jo vetëm. Piktura, skulptura, penela, bojëra vaji, punime artizanale gjen ngado në ambientet e qendrës. E hapur nga 09.00-17.00, qendra synon t’i ofrojë shërbim jo vetëm të rinjve dhe qytetarëve durrsakë, por edhe shtetasve të huaj dhe organizatave jo qeveritare.

Pak ditë më parë, në përurimin e qendrës “Art & Aktivizëm” ishte i pranishëm edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i shoqëruar nga kreu i Agjencisë së Pronave të Sekuestruara dhe ambasadori i Bashkimit Evropian Silvio Gonzato.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb