Analisti politik, ish-kryeredaktor i radios “Europa e lire” në Pragë, Melazim Koci iu është bashkuar reagimeve që ka sjellë projekti ‘Open Balkans’ i ndërmarrë nga kryeministri Edi Rama, homologu i tij maqedonas, Zoran Zaev si dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.

Përmes një analize, Koci thekson se perëndimi mbështet procesin e Berlinit dhe jo ‘Open Balkans’. Sipas tij, kryeministri Edi Rama dje manipuloi kur tha se Gjermania mbështeste ‘Open Balkans’.

ANALIZA
Perendimi mbeshtetje Procesit te Berlinit dhe jo Open Balkans!
Pavaresisht perpjekjeve te Edi Rames dhe mediave te aferta me te per te na shitur sapunin per djath, faktet jane kokeforta dhe deshmojne se Perendimi mbeshtete Procesin e Berlinit dhe jo Open Balkans te Rames dhe Vuciqit.

Edi Rama dje manipuloj kur tha se Gjermania mbeshtete Open Balkans.
Gjate 24 oreve te fundit jane bere te ditura qendrimet e SHBA, BE dhe Gjermanise rreth kesaj ceshtje dhe askush jo qe nuk mbeshtete, por as nuk permend Mini Shengenin ose Open Balkans.
Departamenti Amerikan i Shtetit: “SHBA mbeshtesin fuqimisht vijimin e perpjekjeve ne Ballkanin Perendimor per te thelluar dhe forcuar integrimin gjitheperfshires rajonal, ne baze te rregullave dhe standardeve te BE-se”.
BE: “Nje proces me perfshirje te gjithe rajonit te Ballkanit Perendimor eshte thelbesor. Eshte e rendesishme qe rajoni te perparoje ne krijimin e nje Tregu te Perbashket Rajonal, nje angazhim politik i marre nga gjashte udheheqesit e rajonit ne Samitin e Sofjes vjeshten e kaluar”(Procesi i Berlinit v.j).

Gjermania: “Kreret e qeverive te gjashte vendeve te Ballkanit Perendimor e riafirmuan angazhimin per kete projekt historik (Procesi i Berlinit) ne Samitin e fundit me 5 korrik”.
Siç shihet ne deklarimet e qendrave perendimore te vendosjes potencohen Tregu i Perbashket Rajonal, gjitheperfshirja, dhe rregullat e standardet e BE-se, te gjitha te perfshira ne Procesin e Berlinit dhe jo ne Open Balkans.
Eksperti i njohur për çështjet e Ballkanit, Franz – Lothar Altman keto dite deklaroi se Mini Shengeni ose Open Balkans, nuk ka lidhje me Procesin e Berlinit dhe shtoi: nen ombrellen e Procesit te Berlinit jane te perfshira edhe shtetet anetare te BE-se, gje qe do te sillte vendosjen e nje zone te gjere ekonomike ndermjet BE dhe Ballkanit Perendimor, me lidhje ekonomike te ngjashme me ato qe ka BE me Irlanden dhe Norvegjine.
Logjikshem shtrohet pyetja – pse Rama dhe Vuciq anashkalojne Procesin e Berlinit dhe avancojne Open Balkans qe nuk ka asnje lidhje me BE?

Eshte hakmarrje per moshapjen e negociatave te BE me Tiranen dhe Shkupin?
A eshte i sakte dyshimi se Procesi i Berlinit eshte sabotuar nga Tirana dhe Beogradi, sepse me te Serbia obligohej te njihte segmente te caktuara te shtetesise se Kosoves?
Pse Open Balkans pos Kosoves, refuzohet edhe nga Bosnja dhe Mali i Zi?
A eshte Open Balkans reinkarnim i sherreve dhe politikave te vjetra “Ballkani ballkanasve” dhe tentim per te margjinalizuar rolin e Perendimit ne kete hapesire?
Dhe kryesorja – a eshte Open Balkans tentim per te izoluar Kosoven dhe per ta goditur shtetesine e saj?
Ne vend te deshifrimit qellimisht te gabuar te mesazhit te Gjermanise per Open Balkans, KM i Shqiperise Edi Rama do te bente mire qe para opinionit te Shqiperise, Kosoves dhe me gjere te shpjegonte nese keto dilema kane baze!
Melazim Koci – Analist politik, ish kryeredaktor i radios “Europa e lire” ne Prage

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb