Rudy Giuliani , ish-kryetari i bashkisë së New York City dhe avokati i Presidentit Donald Trump, u plagos të shtunën në mbrëmje në një aksident me makinë në New Hampshire, SHBA .
81-vjeçari Giuliani u dërgua në spital, ku u diagnostikua me një frakturë të vertebrës torakale, si dhe lëndime në këmbë dhe krahun e majtë, gërvishtje dhe mavijosje.
Incidenti ndodhi rreth orës 22:00 sipas orës lokale pranë Mançesterit. Giuliani po udhëtonte me një Ford Bronco të drejtuar nga këshilltari i tij, Theodore Goodman. Ragusa tha se automjeti i tyre u ndal për të ndihmuar një grua që ishte viktimë e dhunës në familje pasi Giuliani telefonoi 911.
Policia e New Hampshire konfirmoi incidentin e dhunës në familje, por nuk tha nëse Giuliani ndërhyri. Sipas autoriteteve, automjeti i tij ishte në anën e kundërt të I-93 kur u përplas me një Honda HR-V të drejtuar nga 19-vjeçarja Lauren Kemp nga Concord. Përplasja i dërgoi të dy automjetet në rrugë ndarëse, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Zjarrfikësit dhe oficerët e policisë që iu përgjigjën incidentit fillestar të dhunës në familje ishin dëshmitarë të përplasjes dhe nxituan për të ndihmuar. Ragusa tha se automjeti që përplasi Giulianin po udhëtonte me shpejtësi të lartë.
Së bashku me Giuliani-n, edhe pasagjerët e automjetit tjetër, Kemp dhe Goodman, u plagosën, me lëndime që nuk ishin kërcënuese për jetën, sipas policisë. Ragusa vuri në dukje se Giuliani është “në humor të mirë dhe po shërohet shumë mirë”.
Policia e New Hampshire ka nisur një hetim për shkaqet e aksidentit.
(BalkanWeb)
