Ish-mesfushori i Romës, Miralem Pjanic ka vlerësuar paraqitjet e verdhekuqve në këtë sezon.
“Jam i lumtur që e shoh Romën përsëri në krye. Këtë vit ata po bëjnë mirë dhe uroj që të vazhdojnë kështu.
Që nga fillimi i sezonit, prisja këtë lloj udhëtimi dhe rritjeje: nëse merrni një nga trajnerët më të mirë si Gasperini, bëhet e mundshme”, tha Pjanic. Roma renditet në vendin e katërt.
