Lojtari, i cili aktivizohet me Spartën e Pragës, Jakub Jankto në një video të publikuar ka deklaruar se është homoseksual.
“Përshëndetje, unë jam Jakub Jankto. Si gjithë të tjerët, edhe unë kam virtyte, por edhe të meta. Unë kam një familje. Unë kam shokë. Unë kam punën më të mirë, të cilën e bëj profesionalisht dhe me pasion, me shumë seriozitet. Si gjithë të tjerët, edhe unë dua të jetoj lirshëm. Pa frikë, paragjykime dhe dhunë. Unë jam një homoseksual dhe nuk dua të fshihem më”, – tha ai. 27-vjeçari çek mbahet mend për vitet e luajtura te Sampdoria në Serie A, ndërsa më parë ka luajtur edhe me Ascolin dhe Udinen.
(BalkanWeb)
