Liburn Aliu, ish-ministri i Infrastrukturës në Qeverinë “Kurti 2”, raportohet se është emëruar në postin e drejtorit të Portit të Durrësit.

BalkanWeb dhe News24 mësojnë, duke iu referuar burimeve, se Aliu është emëruar drejtor me vendim të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Pritet që prezantimi zyrtarisht i Aliut në Portin e Durrësit të bëhet ditët në vijim.

Liburn Aliu dha dorëheqje më 27 gusht të këtij viti nga posti i ministrit, vetëm një ditë pasi Dimal Basha u zgjodh Kryetar i Parlamentit.

Në një postim disa javë më parë, Aliu kontestoi zgjedhjen e Bashës në krye të Kuvendit dhe theksoi se ishte arsyeja kryesore e dorëheqjes së tij.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb