Olivia Culpo dhe Christian McCaffrey do të bëhen prindër. Modelja dhe aktorja 32-vjeçare dhe lojtari 28-vjeçar i San Francisco 49ers njoftuan se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, përmes një postimi në Instagram.

“Kapitulli tjetër: Mëmësia”, ka shkruar Culpo, duke e shoqëruar postimin me imazhe bardh e zi nga fotosesioni i saj profesional i shtatzënisë. Në foto, Miss Universe 2012 shfaqet me një fustan të derdhur dhe e gjunjëzuar, ndërsa ka vendosur dorën nën bark.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Olivia Frances Culpo (@oliviaculpo)

Çifti u martua në qershor 2024 dhe duke folur për Vogue pak para dasmës së saj, aktorja kishte theksuar rëndësinë e martesës si një “bashkim i shenjtë”. “Është fillimi i pjesës tjetër të jetës suaj”, kishte deklaruar ajo, duke shtuar: “Është bashkimi dhe lidhja e dy njerëzve përgjithmonë” .

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Olivia Frances Culpo (@oliviaculpo)

Fituesja e Miss Universe kishte treguar gjithashtu se donte të fillonte përpjekjet për të pasur fëmijë menjëherë pas martesës me yllin e NFL.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: