SHBA

Një ish-modele 33-vjeçare e Playboy i ka dhënë fund jetës. Lajmin e ka bërë të ditur fillimisht TMZ, më pas është konfirmuar edhe nga mediat e tjera. Familja e Ashley Mattingly ka thënë për People se Ashely ka ndërruar jetë javën e kaluar në shtëpinë e saj në Teksas.

Vëllai dhe motra e saj bënë të ditur se ajo vrau veten, ndërsa detaje të tjera mbeten ende të pazbuluara. Mattingly njihej për abuzimet me alkoolin dhe subastancat narkotike. Familjarët u njoftuan për vdekjen e modeles të enjten dhe thanë se ajo kishte lënë një letër.

Ashley Mattingly u gjet e pajetë, pasi një mik i saj njoftoi policinë që të shkonte për një kontroll duke qenë se nuk i përgjigjej telefonatave të tij. Hetimi rreth vdekjes së Ashely-t vazhdon dhe letra që ajo la nuk u është dorëzuar ende familjarëve.

  • foto galeri
  • foto galeri

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb