Gjashtë ish-pengje të lëvizjes islamiste palestineze Hamas dhe e veja e njërit prej burrave të rrëmbyer që u vra gjatë kohës që ishte robëruar, i kanë bërë thirrje në një video në gjuhën angleze Presidentit të SHBA-së Donald Trump që t’i japë fund luftës në Rripin e Gazës, raporton Times of Israel.
Ndërkohë, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ishte “absolutisht në favor” të lejimit të gazetarëve në Rripin e Gazës. “Është një vend shumë i rrezikshëm, por do të doja që ata të shkonin të raportonin”, tha ai, duke folur në Shtëpinë e Bardhë.
Ditët e fundit Trump ka qenë kundër disa deklatave të Izraelit ku thuhej se nuk ka uri në Gaza, kur pamjet dhe raportonimet nga vendi tregonin mijëra të kequshqyer, sidomos të fëmijëve.
(BalkanWeb)
