Ish-presidenti brazilian Jair Bolsonaro është dërguar në spital pasi u rrëzua dhe goditi kokën. Lajmi për gjendjen e tij u bë nga bashkëshortja e tij, Michelle Bolsonaro, në një postim në rrjetet sociale.

“Do të shkojmë në spital. Dashuria ime do t’i nënshtrohet analizave”, shkroi ajo në Instagram, duke u kërkuar mbështetësve të saj të luten për të.

Sipas saj, udhëheqësi 70-vjeçar i ekstremit të djathtë nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, pasi ka pësuar një krizë teksa flinte gjatë natës, duke rënë dhe duke goditur kokën në një mobilje.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: