Ish-presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crowford sqaroi në Panorama TV deklaratën e tij se ish-zyrtari i FBI, Charles McGonigal ka punuar që fushat e naftës, të cilat ishin marrë nga kompanitë amerikane, të kalonin në duart e rusëve.

“McGonigal ka marrë ryshfet kur ishte në FBI, ka tentuar të korruptojë guvernatorin e Porto Rikos në senatin amerikan. Demokratët kanë thënë se do të nisin një hetim për këtë çështje. Brenda këtij hetimi që është publik kanë thënë që ata ishin duke ndjekur porositë e McGonigal dhe ai kishte lidhje me Shqipërinë dhe puse nafte afër Vlorës. Ne kishim një firmë që ishin anëtarë të Dhomës dhe ata ishin blerë nga një miliarder. Kanë blerë Ballshin dhe unë i ndihmova në atë periudhë”, tha Crowford.

Sipas tij “në fillim ata punuan më shumë me ambasadën dhe ishin të gëzuar. Unë bëra një interviste sepse gjatë kësaj kohë kishin probleme dhe ata thanë që ne do të ikim. Unë shkova në Teksas dhe takova pronarin se nuk donte të ikë me një shije të hidhur. Ai më tha që në Luiziana nuk do të investojë kurrë dhe nuk shkoj dot më në Vlorë. Unë besoj që për punën e naftës ai kishte bërë miliona. Ai ishte nga Teksas dhe punonte me qeverinë amerikane shumë ngushtë. I thash po të vij me disa shokë të mi dhe do të bashkëpunojmë për gati një vit. Pastaj doli në lajme, në moment erdhën disa rusë dhe tentuan të kërkojnë nga qeveria të marrë fushën e naftës dhe t’ja japin rusëve. Ishte kërkesë nga Serbia edhe erdhi momenti kur kishte një ankesë nga një biznesmen shqiptar. Ai i shkruan Gazpromit ‘pse po bashkëpunon me rusët se unë jam njeriu juaj këtu në Shqipëri’”./panorama/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: