Presidenti i SHBA Joe Biden ka kritikuar komentet e rivalit të tij Donald Trump për NATO-n si “absolutisht të habitshme”, pasi kandidati republikan tha se Uashingtoni nuk duhet të mbrojë aleatët e tij evropianë që refuzojnë të përmbushin angazhimet e tyre për shpenzimet ushtarake.

Biden kritikoi Trump gjatë një paraqitjeje në NBC, duke këmbëngulur se ideja e Trump se SHBA nuk është e detyruar të mbrojë aleatët e saj ishte “krejtësisht kundër interesit amerikan”.

“Unë kam njohur çdo lider të madh të huaj për një kohë të gjatë dhe i njoh të gjithë këta persona jashtëzakonisht mirë. Ata janë të frikësuar për vdekje”, u shpreh ai.

Retorika e Trump në gjurmët e fushatës ishte në përputhje me qëndrimin e tij skeptik ndaj NATO-s gjatë mandatit të tij në Shtëpinë e Bardhë.

Duke folur në një tubim në Karolinën e Jugut në fillim të këtij muaji, Trump kujtoi një takim në të cilin ai supozohet se i tha një lideri evropian se nëse ai vend nuk e plotësonte pragun e shpenzimeve, SHBA nuk do ta mbronte atë në rast të një sulmi rus.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb