PRISHTINE-Ish punëtorë të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) po protestojnë para godinës së qeverisë së Kosovës duke kërkuar rikthimin në vendet e tyre të punës.
Përfaqësuesi i tyre Hamdi Sogojeva, thotë se “qeveria e kaluar dhe Ambasada Amerikane në Kosovë janë të njohur me problemin e tyre, por nuk është marrë asnjë masë”.
Ai thotë se në fillim ishin larguar 92 punëtorë, kurse tani 65 prej tyre.
“Arsyeja e vetme e protestës është rikthimi në vendet tona të punës. Ne jemi larguar nga KEK-u pa të drejtë ankese, pa të drejtë refuzimi dhe pa të drejtë kundërshtimi, me një vendim të Bordit të KEK-ut,” theksoi Sogojeva.

(d.b/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: