Robert Mueller, ish-drejtuesi i FBI-së amerikane, ka vdekur në moshën 81 vjeç. Shkaku nuk u bë i ditur menjëherë.
“Me trishtim të thellë, ju njoftojmë se Bob ndërroi jetë” të premten në mbrëmje, tha familja për AP në një deklaratë. “Familja e tij kërkon që privatësia e tyre të respektohet.”
Mueller më parë drejtoi Byronë Federale të Hetimeve (FBI) nga viti 2001 deri në vitin 2013, duke marrë detyrën vetëm disa ditë para sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001. Ai njihet si personi që e riformësoi FBI-në në një agjenci moderne kundër terrorizmit.
Mueller lindi në vitin 1944. Pasi studioi politikë në Universitetin e Princetonit, ai u bashkua me Marinë dhe u dërgua në Vietnam në vitin 1968.
Si toger, Mueller udhëhoqi një togë trupash, u plagos dy herë në betejë dhe iu dha shumë lëvdata, përfshirë Yllin e Bronztë për trimëri. Pasi u kthye nga lufta, ai shkoi në Universitetin e Virxhinias, ku studioi drejtësi dhe u diplomua në vitin 1973.
Në gusht të vitit 2001, Mueller u konfirmua unanimisht si drejtor i FBI-së nga Senati dhe ai shërbeu në agjenci për më shumë se një dekadë.
Mueller u tërhoq nga FBI-ja në vitin 2013, pasi shërbeu si nën administratën e presidentit republikan, George W. Bush, ashtu edhe nën administratën e demokratit, Barack Obama.
