Shqipëria do të nisë shumë shpejt përgatitjet për ndeshjen e parë kualifikuese të Europianit 2024 ndaj Polonisë. Trajneri i kuqezinjve, Silvinjo ka në mendje listën e të ftuarve, teksa tashmë kemi zyrtarisht një futbollist i cili do të jetë pjesë e grumbullimit.

Bëhet fjalë për Taulant Seferin. Ish-sulmuesi i Tiranës dhe që aktualisht luan në tokën ukrainase me Vorsklan ka konfirmuar lajmin në rrjetet sociale. “Sulmuesi Taulian Seferi ka marrë një ftesë në kombëtaren shqiptare” – Shkruhet në rrjetin social të klubit.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb