Ish-të përndjekurit politikë kanë përkujtuar ditën e sotme martirët e lirisë, duke zhvilluar një ceremoni pranë monumentit ‘Intelektualet e Tiranës’.

Ata kanë theksuar se familjarët e tyre sot duan një vend prehje dhe të respektohen të rënët.

Në fjalën e tij Besim Ndregjoni ka kritikuar edhe Skënder Gjinushin duke u shprehur se nxjerr Ramiz Alinë më diktator se Enver Hoxha, ndërsa kërkoi nga opozita që të reagojë dhe të mbështesë familjarët e ish-të përndjekurve.

“Sot është dita e nderimit të intelektuale të Tiranës që diktatori Hoxha i pushkatoi në masakrën e Tiranës. Ishin intelektualë, kishin mbaruar në perëndim, i marrin natën nga shtëpia dhe i pushkatojnë. Tirana më 16 nëntor është gdhirë e përgjakur. Kjo ishte masakra e Tiranës. Nesër do të shikoni tamtamet e partisë për të nderuar xhelatët dhe për të përbuzur martirët e lirisë, por historia nuk shkruhet sipas diktatorit. Sot e pohojmë se nuk kemi liri demokraci, por liri të cunguar”, ka thënë Besim Ndregjoni.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: