Në një intervistë në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24, ish-vjehrra është përballur live me ish-nusen e saj, për situatën në të cilën ishin lënë fëmijët në banesë.
Në pamjet e publikuara, dukej shtëpia e shkatërruar totalisht e papastër, ndërsa u raportua se fëmijët ishin të sëmurë dhe të paushqyer. Këto deklarata nëna e 3 fëmijëve i ka hedhur poshtë dhe se është kujdesur për fëmijët dhe se nuk i ka braktisur kurrë.
Ndryshe nga ajo çfarë thotë nëna e 3 fëmijëve, ka qenë qëndrimi i ish-vjehrrës për nusen e saj. Ajo është shprehur kritike ndaj ish-nuses, duke thënë se ajo nuk mund të thotë se nuk ka mundësi ekonomike, kur ajo ka para për të “bredhur”.
“Kam folur me mamin tënd live dhe kam thënë që nuk mund t’i lëmë fëmijët në atë gjendje. Ka thënë që burri nuk më sjell lekë. Kërkoje ndihmë sociale. Po për të bredhur për të bërë qerpikët, për të bërë vetullat, për të bërë thonjtë, flokët a kishe lekë ti. More në qafë tri fëmijë, po më plas shpirti”, ka thënë ish-vjehrra.
