Ish-prokurori Alaudin Malaj, duke folur në “Oponencë” për çështjen “Balluku” dhe qëndrimin e kryeministrit Edi Rama që të premten do të shqyrtojë në Kushtetuese kërkesën e tij, u shpreh se nga ana e shefit të ekzekutivit duhet të ishte pritur në heshtje.

Malaj tha se Rama i ka sulmuar gjyqtarët dhe shoqata e gjyqtarëve ka reaguar duke e quajtur sulmin ndaj Kushtetueses që është jashtë sistemit gjyqësor, është indicie për sulm ndaj gjyqtarëve.

“Faktin me zonjën Balluku e ka bërë të qartë prokurori e gjykatësi, ajo duhet të pezullohej nga detyra deri sa të merrte pafajësi. Rama duhet të ishte i heshtur në këtë çështje e dhe ta rikthente në detyrë kur të dilte pafajshme, duke u treguar 1 milionë shqiptarëve që ai kishte të drejtë”, tha ish-prokurori Alaudin Malaj.

Alaudin Malaj: Ai i ka sulmuar gjyqtarët dhe shoqata e gjyqtarëve ka reaguar duke e quajtur sulmin ndaj Kushtetueses që është jashtë sistemit gjyqësor, është indicie për sulm ndaj gjyqtarëve.

Faktin me zonjën Balluku e ka bërë të qartë prokurori e gjykatësi, ajo duhet të pezullohej nga detyra deri sa të merrte pafajësi. Rama duhet të ishte i heshtur në këtë çështje e dhe ta rikthente në detyrë kur të dilte pafajshme, duke u treguar 1 milionë shqiptarëve që ai kishte të drejtë.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb