Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka dekretuar ligjin “Për parandalimin e konfliktit të interesit”.

Në ligj vendosen kufizime jo vetëm për zyrtarët, por edhe për familjarët e tyre.

Zyrtarët në funksione të larta kushtetuese, anëtarët e qeverisë, deputetët dhe kryebashkiakët, duke përfshirë familjarët e tyre, e kanë të ndaluar të zotërojnë aksione apo të kryejnë aktivitete biznesi që përfitojnë nga pasuria e shtetit.

Atyre u ndalohet pranimi i dhuratave ku vlera maksimale e lejuar kufizohet në 10,000 lekë.

Ish-zyrtarët ndalohen të punësohen në pozicione drejtuese në kompani private që kanë pasur lidhje me institucionin e tyre të mëparshëm, për një periudhë deri në dy vjet pas përfundimit të mandatit.

62a61a26 27d6 4a12 A619 7384b2eb8770
62a61a26 27d6 4a12 A619 7384b2eb8770

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb