Dy të dhëna nuk bëjnë një fakt, por Italia shfaqi sinjale pozitive nga turneu në SHBA. Dy ndeshje dy fitore, Italia bën Italinë, fiton edhe atëherë kur nuk janë brilant. Ndaj Ekuadorit siguruan një fitore të pastër 2-0, bën një hap përpara në raport me miqësoren kundër Venezuelës.

Në “Red Bull Arena”, zhvilluan një pjesë të parë të mirë, ku gjetën golin e avantazhit që në minutën e 3-të me Pellegrinin. Zaniolo kishte shansin të dyfishonte shifrat në minutën e 16-të.

Pellegrini
Pellegrini

Në fraksionin e dytë, ekipi i Spallettit vuajti jo pak, me Plata-n që kishte mundësinë të barazonte rezultatin, por Vicario, në debutimin e tij, mbajti portën të paprekur. Në shtesë, në minutën e 94-të, Barella dyfishoi rezultatin duke sigluar shifrat në 2-0.

Barella
Barella

Nuk e fshehu gëzimin për këtë fitore të pastër trajneri Luciano Spalletti: “Ishim gjithnjë skuadër, edhe në ato momente kundër Ekuadori fitoi më shumë terren në pjesën e dytë. Në fillim, në pjesën e parë, mund të shënonim edhe një tjetër gol, por skuadra u soll mirë gjatë gjithë ndeshjes. Ky turne ishte optimal, bilanci është pozitiv”, u shpreh ndër të tjera Spalletti për Rai Sport.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb