SHBA- Ishin vetëm tre vjeç kur i mbajtën fustanin nuses teksa çifti shkonte në kishë pët t’u martuar. Ajo e veshur me një fustan të bardhë, ndërsa ai i veshur me kostum serioz dhe tek xhepi kishte lule të bardha Briggs Fussy dhe Brittney Husbyn u takuan në vitin 1995 në një dasmë në Minesota. Ai ishte nipi i dhëndrit dhe ajo ishte e bija e një shoqeje të ngushtë. Sot pas 20 vitesh asnjëri nuk e mban mend takimin e parë.

Mbase ishte një shenjë e dashurisë edhe pse ata nuk e kuptonin një gjë të tillë.

Vitet kaluan dhe rreth 20 vjet më vonë Briggs dhe Brittney u martuan.

Ata thonë se nuk janë takuar pas dasmës deri në vitin 2007, ndërsa tani kanë vendosur të kalojnë jetën sëbashku.

(a.h/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb