Në derbin e tij të parë, në këtë rikthim të dytë në Madrid, Jose Mourinho doli “duar bosh”, me Atletico-n që triumfoi me rezultatin 2-1. “Speciali” bëri protagonistin absolut në konferencë për shtyp duke befasuar gazetarët e pranishëm teksa u paraqit me dy fleta formati A4, duke bërë moviolë live. Në sytë e Mourinho-s ky derbi i vendos nga mos dhënia e dy kartonëve të kuq, për dy ndërhyrje ndaj Bellingham dhe Valverde:
“Mund edhe ta kursenim këtë konferencë për shtyp, pasi çelësat e këtij derbi janë këtu. Janë dy të kuqe neto. Ishte gjithçka shumë e çuditshme. Arbitri i këtij takimi dihej që përpara një jave, normalisht duhet të bëhej publik vetëm 24 orë përpara. Arbitri nuk kishte eksperiencën e duhur për të drejtuar këtë derbi. Mendoja se do të gjeja një situatë ndryshe në këtë rikthim në Spanjë, por jo. Gjithsesi, nëse do të na lënë të qetë, nëse do të na japin mundësinë të luftojmë me të njëjtët armë, ne do të luftojmë për titullin pasi rruga është ende e gjatë”, u shpreh Mourinho në konferencë për shtyp.
Në të njëjtën linje me trajnerin ishte edhe klubi i Real Madrid, me këta të fundit që nuk lejuan asnjë lojtarë të fliste për mediat, për të shmangur në këtë mënyrë deklaratat që mund të sillnin dënimin e tyre apo të klubit. I menjëhershëm ishte edhe reagimi i Diego Simeones, me trajnerin e Atletico Madrid që iu përgjigjet Mourinho-s:
“I respektojmë mendimet e të gjithëve, por duhet të jemi të kujdesshëm në atë që themi, kushdo qoftë, Simeone, Mourinho apo Flick, askush nuk duhet t’i kalojë limitet”, theksoi ndër të tjera Simone në konferencë për shtyp.
