Në Parkun Nacional të Nairobit në Kenia, janë shkatërruar 105 tonë dhëmbë elefantësh, që janë konfiskuar nga kontrabanduesit e ndryshëm.

Qeveria në vend ka kërkuar të mblidhen të gjithë dhëmbët dhe punimet që janë bërë prej tyre, dhe të digjen publikisht, transmeton Tg.

Ky vendim erdhi si një reagim për mbrojtjen e elefantëve, që po vriten nga gjuetarët vetëm për t’iu marrë dhëmbët.

Sikur të shiteshin të gjithë këta dhëmbë, të marrë në mënyrë ilegale, vlea e tyre në treg do të arrinte 90 milionë euro.

Sipas disa statistikave, këta dhëmbë i përkasin afro shtatëmijë elefantëve, që janë vrarë në tërë Afrikën.

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb