Një tjetër rast është referuar në Prokurorinë e Elbasanit nga Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike.

Shtetësja K. Sh,35 vjeçe, dyshohet se ka postuar në rrjetin social TikTok materiale fyese dhe ofenduese për bashkëshortin e saj, me të cilin është në proces për zgjidhjen e martesës. Ky veprim ka sjellë ngritjen e procedimit penal për shpifje dhe ofendim publik, pasi materialet që janë postuar kanë pasur karakter të dëmshëm dhe kanë shpërndarë informacione të pavërteta për marrëdhënien e saj.

Puna për ndjekjen e autorëve dhe rasteve të ngjashme po vazhdon për të mbrojtur të drejtat e individëve në internet.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb