Më shumë se 280 nxënës nigerianë të rrëmbyer në qytetin veriperëndimor të Kuriga në fillim të këtij muaji janë liruar “të padëmtuar”, thonë zyrtarët. Guvernatori i shtetit Kaduna, Uba Sani nuk dha detaje të lirimit, disa ditë përpara një afati përfundimtar për shpërblimin e kërkuar nga rrëmbyesit.

Fëmijët, nga tetë deri në 15 vjeç, dhe një mësues, u rrëmbyen më 7 mars. Bandat e rrëmbyesve, të njohura si banditë, kanë kapur mijëra njerëz vitet e fundit, veçanërisht në veri-perëndim. Megjithatë, ka pasur një reduktim të rrëmbimeve masive të fëmijëve gjatë vitit të kaluar deri në këtë javë.

Këtë herë, militantët kishin kërkuar 690,000 dollarë (548,000 £), ndërsa qeveria deklaroi se nuk do të paguante asnjë shpërblim.

Në deklaratën e tij, guvernatori Sani vlerësoi presidentin e Nigerisë Bola Tinubu “për sigurimin që nxënësit e rrëmbyer Kuriga të lirohen të padëmtuar. Ushtria nigeriane meriton gjithashtu një vlerësim të veçantë për të treguar se me guxim, vendosmëri dhe përkushtim, elementët kriminalë mund të degradohen dhe të rivendoset siguria në komunitetet tona,” -tha Sani. Rrëmbimi masiv ndodhi mëngjesin e 7 marsit gjatë asamblesë së shkollës. Sipas dëshmitarëve, nxënësit ishin në terren rreth orës 08:30 kur dhjetëra persona të armatosur me motoçikleta kaluan nëpër shkollë, duke marrë përfundimisht 187 nxënës nga një shkollë e mesme dhe 125 nga shkolla fillore lokale. (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: