Policia e Tiranës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e plagosjes së 40-vjeçarit që ndodhi mbrëmjen e djeshme në zonën e Institutit.

Gazetarja Xhensila Kodra raporton se i plagosuri Margilen Jata dhe autori Fatmir Frroku ishin shokë.

Megjithatë prej tre muajsh ata nuk flisnin me njëri tjetrin. Mbrëmjen e së dielës i plagosuri sapo është futur në rrugicë, aty i ka dalë para autori ku e ke qëlluar me pistoletë. Menjëherë pas kësaj, autori është arratisur.

Pritet që oficerët e policisë të marrin në pyetje të plagosurin në Spitalin e Traumës për motivet dhe përplasjet që kishte me autorin.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb