Instituti i Shëndetit Publik informon se deri tani në Shqipëri nuk është identifikuar asnjë rast i variantit Delta.

Sipas ISHP-së, pavarësisht numrit të lartë të testimeve, u bë e ditur se nuk ka sinjale për prezencën e këtoj varianti në vendin tonë.

“Instituti i Shëndetit Publik po monitoron me kujdes situatën e epidemisë së Covid-19 në vend dhe për çdo rast të dyshuar, do të bashkëpunojë me institucionet e referencës, gjë e cila është pjesë e praktikës së punës së këtij institucioni.”, thuhet në njoftimin e ISHP-së.

Kujtojmë se dy raste me simptoma të ngjashme të variantit Delta u zbuluan në qarkun e Gjirokastrës. Bëhet fjalë për një studente nga një fshat i Gjirokastrës dhe një 45-vjeçar nga Përmeti, ndërkohë që thuhet se të dy kishin ardhur nga jashtë vendit. Pritet që të merret përgjigja e analizave nga një laborator në Angli.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: