Adri Mehmeti do të luajë për Shtetet  e Bashkuara të Amerikës. Trajneri Pocchetino ka ftuar 17-vjeçarin me origjinë shqiptare, i cili luan në MLS te skuadra e  New York Red Bull.

Kështu, përfundimisht bie pista e Shqipërisë, me lojtarin që nuk do veshë fanellën e kombëtares tonë.

Mehmeti ka zhvilluar 24 ndeshje këtë sezon në MLS, duke shënuar një gol dhe duke dhënë pesë asiste. Më 21 shkurt, ai regjistroi asistimin e parë në karrierën e tij në MLS, duke u bërë gjithashtu lojtari i dytë më i ri në historinë e Neë York Red Bulls që arrin të japë një asist në kampionat.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb