Stafi i mësuesve dhe nxënësit e shkollës “Dom Nikoll Kaçori” në Durrës kanë shprehur ngushëllime ndaj familjes Boba, pasi këta të fundit humbën djalin 15-vjeçari i cili u vra me thikë nga një bashkëmoshatari.

Nxënësit dhe mësuesit e “Dom Nikoll Kaçorrit” shprehën se vdekja e Erionit ishte një humbje e madhe për këtë shkollë.

“Stafi mesues -nxënës i shkollës “Dom Nikoll Kacorri” i shpreh ngushellimet me te sinqerta dhe te perzemerta familjes Boba per humbjen e djalit te tyre.
Erioni na la … iku nga kjo jete, nga familja dhe shoket e tij. Sot la zemerthyer çdokend që e njihte. Ishte buzeqeshja, alegria dhe dashuria e cdo shoku ne shkolle… I paharruar qofte kujtimi yt Erion! Ikja jote do te jete nje humbje e madhe dhe nje plage e pambyllur ne zemrat tona.”, thuhet në postim.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb