Në orët e para të mëngjesit së sotëm, më 25 qershor 2025, është konstatuar pa shenja jete i dënuari Allush Hysa në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Lezhë. Ai u gjet pa puls rreth orës 07:00 në dhomën nr. 3 të godinës nr. 5, ku vuante masën mjekësore të “mjekimit të detyruar”.

Hysa, i lindur më 12 shtator 1989, ishte i diagnostikuar me epilepsi, çrregullime të sjelljes dhe prapambetje mendore. Ai ishte vendosur në trajtim mjekësor të detyrueshëm që nga nëntori i vitit 2021, pas një vendimi gjyqësor të dhënë për veprën penale “Plagosje e rëndë”, për të cilën ishte arrestuar në vitin 2014.

Pas konstatimit të mungesës së shenjave jetësore, institucionet përkatëse, përfshirë SHKBSB, Prokuroria e Rrethit, Komisariati i Policisë dhe familjarët, janë vënë menjëherë në dijeni.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb