Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Orizaj në bashkinë Berat.

15-vjeçari Fatjon Sadushi, që ishte duke punuar me të atin në arë, ka hyrë në lumë për tu freskuar e për tu larë por rrjedha e lumit e ka marrë disa metra poshtë. I ati i tij ka hyrë për ta shpëtuar por e ka nxjerrë djalin në breg pa shenja jete.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të policisë dhe ambulanca,që e ka transportuar viktimën drejt Morgut të Spitalit Rajonal Berat,ku do ti nënshtrohet autopsisë mjeko-ligjore.

Grupi hetimor në vendngjarje po vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes,si dhe për përcaktimin e shkakut të mbytjes.

Paraprakisht dyshohet se gjatë kohës që po lahej në lumë, 15-vjeçari të jetë mbytur aksidentalisht.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb