Një 13-vjeçar ka humbur jetën teksa ka qenë duke u larë në lumin Drin.

Sipas informacioneve nga Policia, D.P., 13-vjeç banues në fshatin Mjedë dyshohet se është mbytur aksidentalisht teksa ka qenë duke u larë.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 13:35, ndërkohë që grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë: 

Vau i Dejës/Informacion paraprak

Rreth orës 13:35, në fshatin Mjedë, dyshohet se është mbytur aksidentalisht duke u larë në lumin Drin, shtetasi D. P., rreth 13 vjeç, banues në fshatin Mjedë.

Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e këtij rasti.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: