Para ndeshjes ndaj Nottingham, trajneri i Manchester United, Amorim, analizoi vitin e kaluar futbollistik.

“Viti i kaluar ka qenë një udhëtim i madh. Ka qenë shumë i vështirë për mua, si një rrëmujë. Ka pasur momente të mira, ka pasur momente të këqija. Por kam mësuar shumë dhe kjo është shumë e rëndësishme.

Mësova se edhe në momentet më të vështira mund të mbroj parimet e mia dhe është mirë që të gjithë ta kuptojnë këtë. Është një nder i madh për mua të jem në Old Trafford dhe dua që të qëndrojë kështu për shumë vite të tjera”- Tha Amorim.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb