Inspektorët e Doganës greke arritën të kapin një sasi prej 29 kilogramë lëndë narkotike kokainë, brenda një konteineri me banane që vinte nga Ekuadori në portin e Selanikut.

Në mënyrë të veçantë, inspektorët e AADE-së të Doganës së Parë të Selanikut, gjatë kontrolleve të rregullta, zbuluan me përdorimin e një rreze x vetëlëvizëse, një lëndë organike të dyshimtë në makinat frigoriferike të një konteineri me banane të freskëta.

Inspektorët doganorë në bashkëpunim me policinë greke kanë vijuar menjëherë me konfiskimin e lëndës narkotike, duke njoftuar njëkohësisht Prokurorinë kompetente.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: