**SHBA: “Gjatë fundjavës u kryen sulme në vetëmbrojtje ndaj objekteve iraniane”**
“Gjatë fundjavës, Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) kreu sulme në vetëmbrojtje kundër radarëve dhe objekteve iraniane të komandimit dhe kontrollit të dronëve në Goruk, Iran, si dhe në ishullin Qeshm.”
Kjo u bë e ditur nga United States Central Command përmes një postimi në rrjetin social X.
“Sulmet, të cilat ishin të targetuara dhe të kontrolluara, u zhvilluan si përgjigje ndaj veprimeve agresive të Iranit, përfshirë rrëzimin e një droni amerikan MQ-1 që po operonte mbi ujëra ndërkombëtare”, thuhet në deklaratë.
