Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pas një kontrolli të kryer në banesën e tij, ku iu gjet një armë zjarri, tip pushkë.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, A. F., 29 vjeç, banues në fshatin Lezhan, kishte pasur më parë konflikt fizik me vëllanë e tij, shtetasin G. F., 37 vjeç.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. F., për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Dhuna në familje”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb