Pronari i platformës Twitter, Elon Musk i ka kërkuar falje një punonjësi të tij me aftësi të kufizuara, pas talljeve që bëri në rrjet.

Kjo erdhi pasi punonjësi i Twitter, Halli Thorleifsson, pyeti Musk nëse ishte pushuar nga puna.

“Shefi i HR nuk është në gjendje të më konfirmojë nëse jam i pushuar apo jo”.

Musk i është përgjigjur se “Çfarë pune keni bërë?”.

Pas nëj sërë pyetje-përgjigjesh pasuese, Thorleifsson tha se mori një email ku ishte lajmëruar për shkarkimin nga puna. Musk publikoi në Twitter një shkrim që e përshkruan Thorleifsson si “më të keqin” përpara se ta fshinte atë.

“Do doja t’i kërkoja falje Hallit për keqkuptimin e situatës së tij. Ai po mendon të vazhdojë të punojë në Twitter”, tha Musk.

“Teoria ime është se ata bënë një gabim dhe tani po kërkojnë çdo gjë që mund të gjejnë për ta bërë këtë një shkrepje ‘si shkak për të shmangur detyrimet e tyre kontraktuale,” tha Hallit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb