TIRANË- Policia e Tiranës ka vënë në pranga një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge. Sipas burimeve zyrtare, është arrestuar 44-vjeçari Bledar Bedini, banues në Tiranë.

Bedini ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Milanos e ka dënuar me 7 vjet burg për veprat penale që lidhen me trafikun e drogës. Arrestimi i tij u bë për qëllime ekstradimi drejt Italisë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: