KORÇË- Në Pikën e Kalimit Kufitar të Qafë-Thanës, është ndaluar një 37-vjeçar, pasi ka rezultuar në  kërkim ndërkombëtar dhe i dënuar me 8 vjet heqje lirie.

Policia e Korçës bën me dije se është arrestuar në flagrancë shtetasi Edmond Bofe, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim nga organet  Italiane të Drejtësisë.

Gjykata e Leccos, Itali e ka dënuar me 7 vjet e 11 muaj e 28 ditë burg në vitin 2002, për veprat penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “Trafik të lëndëve narkotike” Arrestimi provizor i tij, u bë me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb