Del fotoja e një prej të arrestuarve nga aksioni në Dobracce, Elvin Merlika. Pas kontrolleve të RENEA-s në terren u arrit në arrestimin e dy personave, mes tyre ushtari i Ervis Martinajt.
Elvin Merlika ka qenë në kërkim si pjesëmarrës në planin për të vrarë Indrit Dokles, porosi e dhënë nga Ervis Martinaj. Ndërsa i arrestuari, Alket Xhixha ishte personi që bëri të mundur takimin e Nuredin Dumanit dhe Ervis Martinajt.
Emrat e tyre kanë dalë pas dëshmisë së Nuredin Dumanit, i penduar i drejtësisë. Merlika akuzohej për sigurimi i kushteve për të kryer vrasje. Më herët SPAK kërkoi edhe konfiskimin e 20 pasurive në emër të tij dhe të familjarëve, por kërkesa u rrëzua në gjykatë.
