Një 25-vjeçar është vënë në pranga në Tiranë, pasi ka kundërshtuar efektivët. Kadri Vata rezultonte i shpallur në kërkim për ngacmim seksual ndaj një qytetareje.

Njoftimi i policisë:

Kundërshtoi me forcë punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit, vihet në pranga 25-vjeçari i shpallur në kërkim për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin K. V., 25 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Ngacmimi seksual”, pasi më datë 29.07.2022 ka ngacmuar seksualisht një shtetase.

Ky shtetas, gjatë shoqërimit në komisariat, ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb