Një shqiptar, i cili ishte nën masën e arrestit pasi akuzohej për disa grabitje, është arratisur nga një spital grek ku ishte shtruar. Ngjarja ndodhi në spitalin e ishullit të Rodhosit, ku shqiptari mjekohej për pneumoni, pas pasojave që i kishte lënë COVID-19.

Shqiptari akuzohej për disa grabitje dhe mbahej në paraburgim në pritje të gjykimit ditën e premte.

Procedura u anulua pasi u sëmurë nga covid-19. Policia e Rodhos është në kërkim të të arratisurit nga mëngjesi i ditës së sotme, kur vunë re se mungonte në pavionin ku kurohej. Rrethanat e arratisjes akoma nuk dihen.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb