AFGANISTAN- Një efektiv i policisë në Afganistan, ka vrarë 10 kolegë të tij, në një kohë që ka qenë nën efektin e drogës. Ky është incidenti i dytë i këtij lloji në dy javët e fundit në provincën Uruzgan, ndërsa forcat policore janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar.

Autoritetet thonë se ka të ngjarë që ai mund të ketë lidhje me talibanët. Një zëdhënës i talibanëve e ka konfirmuar incidentin e sotëm dhe ka shtuar se militantët kanë marrë nën kontroll një stacion të policisë në qarkun Çinarto. Komentuesit thonë se sulmi është pjesë e fushatës dimërore të talibanëve në të gjithë vendin, pavarësisht përpjekjeve për rifillimin e bisedimeve për paqe.

Sakaq, të ashtuquajturat sulme të brendshme, kur ushtarët ose policët afganë drejtojnë armët kah kolegët e tyre apo trupat ndërkombëtare, kanë qenë një problem i madh gjatë viteve kur NATO-ja ka luftuar përkrah forcave afgane. Më 17 janar, nëntë policë afganë janë vrarë në provincën Uruzgan nga katër kolegë të papërgjegjegjshëm, të cilët thuhet se kanë qenë të ndikuar nga talibanët.
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: