I riu që shihni në foto është 23-vjeçari, Regis Runaj, i cili u qëllua për vdekje me thikë mbrëmë në Elbasan. Krimi ndodhi rreth orës 22:10 në lagjen “Emin Matraxhiu”. “BalkanWeb” ka siguruar foton e të riut, i cili nuk ishte emër i panjohur për policinë.

Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se vrasja dyshohet të ketë lidhje me ekzekutimin e Emiljano Ramazanit në 20 korrik, pasi viktima Regis Runaj ishte mik i tij.

  • foto galeri

Referuara burimeve nga vendngjarja viktima është gjetur i plagosur disa herë me thikë pas shpine. 23-vjecari ishte njeriu më i besuar i Emiljano Ramazanit, i vrarë më 20 korrik. Mësohet se Regis Runaj ka qenë i skeduar nga policia si shpërndarës droge, ndërsa ka dyshime se vrasja të ketë ndodhur për territorin e lëndëve narkotike. Siç raportoi gazetarja Bezat, i riu është qëlluar disa orë më parë, por është transportuar vonë për në spital, prej ku ka ndërruar jetë rrugës, për shkak të plagëve të rënda.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: