Një triller ndodhi mëngjesin e së hënës në Glyfada, teksa një ish-punonjës i një kompanie transporti u fut në zyrat e saj në rrugën Artemisiou.
Shtetasi egjiptian ka hapur zjarr me armë, ndërsa ka vrarë 3 persona.
Pasi terrorizoi dhe qëndroi për disa orë në kompani, ish-punonjësi është gjetur i pajetë në bodrumin e ndërtesës, ndërsa dyshohet se i ka dhënë fund jetës me karabinë. Gjithçka duket se ka pasur si motiv pushimin e shtetasit egjiptian nga puna.
(BalkanWeb)