Policia ka bërë të mundur gjetjen e shtetasit B.XH i cili ishte shpallur i humbur në Gramsh.  Sipas informacioneve, mësohet se ky shtetas ishte deklaruar i humbur nga familjarët në komisariatin e Gramshit dy ditë më parë. I moshuari vuan nga probleme shëndetësore si skleroza.

Ai kishte bërë të gjithë rrugën nga Gramshi deri në Sotirë të Kolonjës, aty ku u gjet nga shërbimet e komisariatit të policisë.  Fatmirësisht, ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe policia do të vazhdojë veprimet për ta kthyer pranë familjarëve të tij në Gramsh.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb